Jump to content

Sëmundja obstruktive kronike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Karakteristikë për sëmundjen obstruktive kronike është FEV1/FVC i ulur, kurse TLC është normal. Sëmundja obstruktive kronike përfshin emfizemën, bronkitin kronik, astmën, bronkiektazia. Sëmundja obstruktive kronike është zakonisht rezultat i pirjes të duhanit.

Shkatërrim i mureve alveolare, zmadhim i hapësirave alveolare, pakësim i sipërfaqes të difuzionit. Duhani është shkaktari numër një për shfaqjen e emfizemës. Mungesa e alfa-1-antitripsinës është një shkak tjetër i emfizemës (Emfizemë Panacinare). Simptomet: hipoksi, hiperventilim, gjoksi si fuçi, pakësim i tingujve mushkërorë, frymëmarrje me buzët e mbledhura. Grafia e gjoksit: zmadhim i mushkërive, pakësim i vijëzimeve mushkërore, shtim i ajrit, ulje e diafragmës. Diagnoza: vendoset klinikisht.

Përkufizohet si prodhim gëlbaze në shumicën e ditëve për të paktën 3 muaj, për të paktën 2 vjet njëri pas tjetrit. Simptomet = hipoksi, hiperventilim, pakësim i tingujve mushkërorë. Hipoksia është më e theksuar pör dallim me emfizemën. Hipertension pulmonar, zmadhim i ventrikulit të djathtë, fryrje e venaveqafës, hepatomegali. Diagnoza: vendoset klinikisht, konfirmohet me biopsi; në biopsi shihet rritje e indeksit Reid (shtresa e gjendrave zë të paktën gjysmën e trashësisë të murit bronkial).

Hiperreaktivitet i bronkeve, bronkongushtim i rikthyeshëm si pasojë e tkurrjes të muskulaturës të lëmuar bronkiale duke shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Zakonisht sëmundje e fëmijëve, shpesh vetëshërohet rreth moshës 12 vjeç; astma mund të fillojë edhe në mosha të rritura. Simptomet = Dispne episodike, zhurma karakteristike fishkëlluese në frymënxjerrjes; bronkodilatorët i përmirësojnë ose i zhdukin këto zhurma. Astma bronkiale shkaktohet prej faktorëve fiziologjikë dhe se stresi social psikologjik nuk është shkaktar i drejtëpërdrejtë. Megjithatë stresi psikologjik apo reagime emocionale të tilla si frika, zemërimi ose frustacioni mund të keqësojnë një gjëndje asmatike.

Zgjerim anormal i bronkioleve, shpesh si pasojë e fibrozës cistike, infeksioneve kronike, ose obstruksioneve (nga ndonjë tumor, etj). Simptomet = erë e keqe e frymës të nxjerrë, sputum purulent, hemoptizi. Radiologjia: bronket e zgjeruara duken si shina hekurudhe në grafi të gjoksit. Në CT të mushkërive shihen zgjerimet e bronkeve. Menyra e diagnostifikimit:: radiologjikisht dhe klinikisht.